Zbulohen detajet nga Samiti në Londër, Kurti ia thotë në sy Bernabiqit që...

  • 24 February 2020 - 10:40
Zbulohen detajet nga Samiti në Londër, Kurti ia thotë në sy Bernabiqit që...

(E plotësuar) - 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar kryeministres serbe Ana Bernabiq që Serbia të njohë Kosovën.

Zëvendëspresidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink, ka zbuluar detaje nga diskutimi të cilin e ka konsideruar magjepsës. Në një status në rrjete sociale, Rigterink ka thënë se Kurti i ka kërkuar Serbisë reciprocitet dhe njohje, pasi Bërnabiq deklaroi se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë.

“Diskutim magjepsës gjatë Samitit të BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor. Samiti i Investimeve # WesterBalkans: Kryeministrja serbe Ana Bernabiq argumenton se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pajtohet dhe kërkon reciprocitet / njohje të vendit”, ka shkruar Rigtering.

Image

Kurti përballë Bërnabiqit në Londër, ja çfarë kërkon kryeministri kosovar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër.

Ndërkaq Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve ka thënë se investimet nga diaspora do ta ndihmonin Kosovën jashtëzakonisht shumë.

“Ne kemi një diasporë të jashtëzakonshme dhe investimet nga ta do ta ndihmonin jashtëzakonisht shumë Kosovën”, ka thënë ai, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e Samitit në Twitter.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar pjesëmarrësit në konferencën e donatorëve për ndihmat që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit.

Albin Kurti e Ana Bërnabiq për herë të parë krah njëri-tjetrin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe homologia e tij serbe janë parë për herë të parë ulur krah njëri-tjetrin, në Londër.

Në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që po mbahet në Londër, po merr pjesë edhe kryeministri Kurti.

Gazetari i “The Ecomonist”, Tim Judah, ka publikuar një fotografi të Kurtit me Bërnabiqin.

“Për reciprocitetin me njëri-tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq. Do të jetë interesant të dëgjohet  cfarë po ndodhë prapa skenave dhe tani është mundësia. Samiti i BERZH’it për Investime në Ballkan”, ka shkruar Judah. 

Image

(Kosova Sot Online)