Koronavirusi i frikshëm/ Një tjetër viktimë në Itali, autoritetet japin alarmin

  • 24 February 2020 - 12:27
Koronavirusi i frikshëm/ Një tjetër viktimë në Itali, autoritetet japin alarmin

Shënohet viktima e pestë në Itali nga koronavirusi. Një fakt i tillë paralajmëron se situata sa vjen dhe rëndohet. Pothuajse në të gjithë Italinë veriore ndalesa për shkollat fillon sot. Duomo dhe Scala në Milano janë gjithashtu të mbyllura. Viktima e tretë ishte në Lombardi. Por me vdekjen e 84-vjeçarit, viktimat totale në Itali rriten në katër.

Numri i të prekurve vazhdon që të rritet dhe aktualisht janë mbi 200 persona të vendosur në spitale, në pesë rajone. Sipas mediave italiane, një shtetrrethim i vërtetë duket se po ndodh në veriun e vendit, ku mbi 50 mijë persona gjenden në karantinë si dhe 11 komuna tashmë janë izoluar totalisht. 

Pika kontrolli përreth vendeve të prekura nga virusi për të mos lejuar banorët të largohen; korridore “sterile” për të lejuar hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke i garantuar kështu qytetarëve furnizimin e mallrave thelbësorë; kush nuk i bindet urdhrit për të mos lëvizur nga të ashtuquajturat “vatra infektimi”, rrezikon arrestimin deri në tre muaj: këto janë disa prej masave ekstreme që Italia po merr në përpjekjet për frenimin e përhapjes së koronavirusit, rastet e prekura prej të cilit po shfaqen me një shpejtësi marramendëse.

Hapat e marra prej autoriteteve italiane, që synojnë kufizimin e transmetimit të virusit, parashikojnë deri edhe përdorimin e ushtrisë, ashtu siç ndodh për parandalimin e veprimeve terroriste. Ato vetë e pranojnë se “pezullimi i të drejtave të lëvizjes së lirë të personave”, por e konsiderojnë të nevojshme kur nuk ka mënyra të tjera për të ndaluar përhapjen e një epidemie.

(Kosova Sot Online)