Dalin pamjet, përshëndetja e akullt mes Ramës dhe Kurtit në Londër

  • 24 February 2020 - 13:07
Dalin pamjet, përshëndetja e akullt mes Ramës dhe Kurtit në Londër

Pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shqipëri, ku duarshtrëngimi ishte i ftohtë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një gjë e tillë është përsëritur edhe sot në Londër.

Në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku po marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duarshtringimi i Ramës me Kurtin nuk ishte edhe aq i fortë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video, ku ai shihet duke i shtrënguar duart me pjesëmarrësit e këtij samiti, pjesë e së cilit është edhe kryeministri Albin Kurti dhe homologia e tyre serbe Ana Bërnabiq.

(Kosova Sot Online)