Koronavirusi tmerron pasagjerët/ Refuzojnë fluturimin drejt Italisë, vonohet avioni

  • 24 February 2020 - 14:50
Koronavirusi tmerron pasagjerët/ Refuzojnë fluturimin drejt Italisë, vonohet avioni

Një avion i British Airways u vonua sot në aeroportin e Heathrwo-t në Londër, pasi tre pasagjerë të tij refuzonin ndalesën në Italinë e goditur nga koronavirusi.

Pasi mjeti mbeti në tokë për 15 minuta, në fund, njëri prej këtyre pasagjerëve vendosi se nuk donte më të udhëtonte drejt Milanos, dhe zbriti në tokë. Në bord ndodhej dhe Molly Hunter, gazetare e NBC e cila sqaroi përmes një mesazhi në “Twitter” se njoftimin e arsyes së pazakontë të vonesës, e kishte dhënë vetë piloti.

Mësohet ndërkohë se asnjë nga personat në avion nuk kishte simptoma të sëmundjes. Një zëdhënës i British Airways tha për gazetën “The Sun” se “kjo kompani do ta respektojë gjithmonë dëshirën e pasagjerëve nëse ata ndërrojnë mendje në minutën e fundit dhe vendosën të zbresin nga avioni”.

Bilanci global i infektimeve nga koronavirusi tani ka mbërritur në 79,116, ndërsa vdekjet janë 2,470. Sa vjen e shtohet frika se sëmundja do të kthehet në pandemi globale me pasoja vdekjeprurëse për pjesën tjetër të botës, pas rritjes së beftë të numrit të infektimeve në Iran, Itali e Korenë e Jugut.

(Kosova Sot Online)