Çifti Trump viziton “monumentin e dashurisë” në Indi

  • 24 shkurt 2020 - 15:43
Çifti Trump viziton “monumentin e dashurisë” në Indi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, vizituan monumentin Taj Mahal, në ditën e parë të qëndrimit në Indi.

“Monumenti i dashurisë” ishte ndalesa e tyre e dytë.

Ata ateruan në Gujarat, shtetin e kryeministrit Narendra Modi, i cili i priti së bashku me dhjetëra-mijëra qytetarë të Indisë.

Nga qyteti Ahmedabad i Gujaratit, Trump iu adresua një turme të madhe njerëzish, duke thënë se India “do të ketë gjithmonë një vend shumë të veçantë në zemrat tona”.

Ai gjithashtu e lavdëroi Modin dhe tha se ai është “dëshmi e gjallë” se me punë, “indianët mund të realizojnë gjithçka që dëshirojnë”.

Çifti Trump më pas vizitoi Taj Mahal-ën, një mauzole e shekullit 17 në shtetin Utar Pradesh, e cila është ndërtuar nga perandori Shah Jahan, në kujtim të mbretëreshës së tij, Mumtaz Mahal.

Pavarësisht agjendës, “monumenti i dashurisë” është pjesë e gati secilës vizitë të profilit të lartë në Indi.

Trump, i cili ndodhet për herë të parë në Indi, dhe Modi do të takohen të martën, ndonëse nuk priten të nënshkruhen marrëveshje të mëdha, rel.

(Kosova Sot Online)