Bëhen bashkë PAN-i, kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për taksën

  • 24 shkurt 2020 - 18:26
Bëhen bashkë PAN-i, kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për taksën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po kërkon edhe një rrugë tjetër për t’ia pamundësuar qeverisë Kurti heqjen e taksës.

Gazmend Abrashi, deputeti i AAK-së, ka thënë se partia që ai i takon është duke mbledhur nënshkrimet e nevojshme për seancë të jashtëzakonshme.

Përmes kësaj seance, sipas Abrashit, do të kundërshtohet heqja e taksës për produktet serbe dhe boshnjake.

“Ne jemi t’u i mbledh votat nga partitë tjera dhe sa mora vesh jemi gati më i siguru nënshkrimet e nevojshme për një seancë të jashtëzakonshme. Votat i kemi kërkuar te PDK dhe NISMA dhe jemi afër për t’i siguruar 40 nënshkrime”, ka thënë Abrashi.

(Kosova Sot Online)