Ja kush e zbulon: Ky është shteti që doli përballë Thaçit dhe Vuçiqit, ndaloi ndarjen e Kosovës

  • 24 February 2020 - 19:15
Ja kush e zbulon: Ky është shteti që doli përballë Thaçit dhe Vuçiqit, ndaloi ndarjen e Kosovës

“Gjithmonë ka pasur zëra që shkëmbimi i territorit mes Kosovës dhe Serbisë do t'i leverdis kësaj të fundit, sepse do merr shumë më shumë se sa që do të jep. Deklaratat e Aleksandër Vuqiqit mund të jenë edhe gënjeshtra, por tek gënjeshtra ka të vërteta. Nuk besoj që taksa e ka ndalur këtë plan. Diçka që nuk i leverdis SHBA-së kurrë nuk do të mundë të realizohet. Nëse edhe SHBA do të pajtohej me këtë plan ogurzi për Kosovën, atëherë s'ka taksë që do ta ndalte”, thotë Krasniqi.

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia kishte humbur rastin për të arritur kompromis me Kosovën, dhe për pasojë do ta paguajë çmimin në të ardhmen. E si pjesë e këtij kompromisi, Vuçiq ka thënë se planifikohej që Serbia të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë një gjë e tillë ishte pa mundësuar nga zhvillimet pas vendosjes së taksës. 

“Amerikanë kanë kundërshtuar më zëshëm sesa Evropianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive evropiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër. Pra për të quar poshtë ndonjë plan nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë Vuçiq. 

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këtë deklaratë të kreut të shtetit serb, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faik Krasniqi.

“Gjithmonë ka pasur zëra që shkëmbimi i territorit mes Kosovës dhe Serbisë do t'i leverdis kësaj të fundit, sepse do merr shumë më shumë se sa që do të jep. Deklaratat e Aleksandër Vuqiqit mund të jenë edhe gënjeshtra, por tek gënjeshtra ka të vërteta. Nuk besoj që taksa e ka ndalur këtë plan. Diçka që nuk i leverdis SHBA-së kurrë nuk do të mundë të realizohet. Nëse edhe SHBA do të pajtohej me këtë plan ogurzi për Kosovën, atëherë s'ka taksë që do ta ndalte”, thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Faik Krasniqi.

Sipas tij, dyshime rreth efektit të taksës ka pasur që nga fillimi.

“Gjithmonë kam pasur dyshime për vendosjen e kësaj takse ndaj Serbisë, edhe pse kam qenë pro taksës. Si është e mundur që çmimet e mallrave serbe nuk kanë lëvizur fare. Në shumë raste më lire i gjeje pas taksës se sa para taksës. Me taksë do të duhej të ishin dyfish më shtrenjte”, thotë analisti Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Pozitive sipas Krasniqit është reagimi i ashpër ndërkombëtar, sidomos ai amerikan kundër planit të ndarjes. 

Sipas tij,  është vështirë të dokumentohet për ta hetuar dhe ndëshkuar Hashim Thaçin, si përgjegjës për këtë plan së bashku me Vuqiqin, pasi që për këtë duhet pasur fakte, e deri te ato është vështirë të arrihet.

“Ky plan nuk ka gjasa më të bëhet realitet, nëse ka qenë plan. Hashim Thaçi meriton për shumë arsye të shkarkohet, por është vështirë të vërtetohen deklaratat e Aleksandër Vuqiqit. Duhet të ketë një dokument ose ndonjë video incizim ku flitet për këtë plan, dhe ato nuk besoj që posedohen nga dikush. Për plane të tilla janë shumë të kujdesshëm. Politika në shume raste funksionon si mafia, sidomos kur janë në pyetje dredhitë e politikanëve. Në mënyrë shumë sekrete. Pa një dëshmi vështirë të fillohen hetimet”, përfundon analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)