Nasim Haradinaj: Vrasjet po përdoren për poena politik

  • 24 February 2020 - 21:49
Nasim Haradinaj: Vrasjet po përdoren për poena politik

Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK’së, Nasim Haradinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit se Gjykata Speciale shpejt do të vijë me një aktakuzë.

Haradinaj thotë se vrasjet shpesh po përdoren për poena politik.

“Po përdoren vrasjet politike për poena politik”, tha ai.

“Do Zoti të zbulohen këto vrasje, por zbulohen edhe vrasjeve e djemve të UÇK’së. Kush po punon për këto vrasje të djemve të UÇK’së. Gjykata nuk merret me këto gjëra njerëzit duhet ta kuptojnë. LDK ka dalë me dokumenta për këto gjëra. Është e drejtë morale e shoqërisë që të zbulohen krimet por jo të cilësohen si vrasje politike. Nuk kanë luajtur rol të madh partitë politike atë kohë. Shumë po përdoret për politikë kjo. Ka mundësi që të kenë ndodhur edhe nga soji i vet”, u shpreh Haradinaj.

(Kosova Sot Online)