Eskalon debati mes Gecit dhe Latifit: Pse nuk kërkove drejtësi për vrasjen e dajës tënd

  • 24 shkurt 2020 - 22:00
Eskalon debati mes Gecit dhe Latifit: Pse nuk kërkove drejtësi për vrasjen e dajës tënd

Anëtari i LDK’së, Gani Geci, për të komentuar vrasjet e pasluftës dhe zhvillimet e fundit prej Gjykatës Speciale.

Geci me tu futur në lidhje i është drejtuar analistit Blerim Latifi.

“Çfarë shqiptari je ti? Është dashur të kërkoje që të zbulohet vrasja e dajës tënd”, i ka thënë ai.

Ndërkohë Latifi i është përgjigjur.

“Mos fol pa lidhje. Unë nuk bie ne nivelin e juaj. Nuk preferoj të futem në debate primitive”, tha Latifi.

Geci ndërkohë tha se nëse nuk keni kërkuar drejtësi, atëherë ka mundësi të keni menduar se ai ka qenë spiun. Këtu përsëri është përgjigjur Latifi.

“Unë nuk bie në nivelin e juaj të debatit primitiv. Mos hyn në këso moçale që ju i keni krijuar. Ju njollosni njerëz. Unë nuk operoj në atë gjuhë. Unë operoj me drejtësi. Ju me këtë gjuhë, jo për ty specifikisht, e keni helmuar këtë shoqëri që 20 vjet. Unë jam që drejtësia të merret me këto gjëra. T’iu mbyllet goja një herë e përgjithmonë profiterëve të të gjitha llojeve. Mos i njollosni njerëzit dhe familjet”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)