Italianët nuk frikësohen nga virusi, 15 mijë njerëz në karnival

  • 24 February 2020 - 22:52
Italianët nuk frikësohen nga virusi, 15 mijë njerëz në karnival

Mijëra njerëz u mblodhën në Ivrea, Piemonte të Italisë, për “betejën e portokalleve”, aktivitet ky në kuadër të karnevalit të qytetit.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, deri në momentet e fundit nuk dihej nëse do të anulohej ngjarja. Kryetari i qytetit tha se rreth 15 mijë njerëz morën pjesë në këtë aktivitet, gjë që rriti shqetësimet për shëndetin publik.

Por pavarësisht shqetësimeve, aktiviteti që filloi të shtunën do të vazhdojë deri të martën.


(Kosova Sot Online)