Ja kush thotë: Qëndrimet e Kurtit kanë ndërruar radikalisht

  • 24 February 2020 - 23:38
Ja kush thotë: Qëndrimet e Kurtit kanë ndërruar radikalisht

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së Daut Haradinaj edhe një herë ka numëruar arsyet se pse po refuzojnë heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Thotë se Serbia nuk po ndryshon pikëpamjen ndaj Kosovës.

“Po shohim armatosje të Serbisë nga Rusia”, tha Haradinaj.

“Nuk po kërkojmë më shumë sesa ata që na kanë njohur më 17 shkurt”, tha Haradinaj duke arsyetuar kundërshtimin nga ana e SHBA’së për mbajtën e taksës.

“SHBA’të nuk duhet gënjyer por kuptojnë kur iu thoni të vërtetën”, shtoi ai.

“S’duhet hequr taksa pa na njohur Serbia”, tha Haradinaj.

Deputeti i AAK’së shprehet i habitur me qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti ndaj taksës.

“Qëndrimet e tij kanë ndërruar radikalisht. Nuk është më ai Kurti që e kam njohur”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)