Thirrja për VV-në dhe LDK-në: Urgjentisht të bëhet Vetting-u në Kosovë

  • 25 February 2020 - 07:53
Thirrja për VV-në dhe LDK-në: Urgjentisht të bëhet Vetting-u në Kosovë

“Për këto procese tejet të nevojshme do të duhej që pos pozitës edhe opozita, nëse jo e tërë, së pakut një pjesë e mirë e saj të solidarizohej e të bëhej bashkëpunuese. Kundërshtar të luftimit te korrupsionit dhe të krimit të organizuar pritet të jenë të korruptuarit dhe kryesit e krimeve që për fatin tonë nuk janë shumicë përballë shumicës absolute të qytetarëve të vendit tonë që janë me mish e me shpirt për luftimin dhe evitimin e fenomeneve negative të dëmshme dhe për krijimin e vendit tonë në vend të shtetit juridik në shtet të mirëfilltë të së drejtës”, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Riza Smaka, ua rikujton partnerëve të koalicionit qeverisës LVV dhe LDK, zotimet që i kishin në fushatë elektorale sa i takon reformës në fushën e sundimit të ligjit, dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prandaj sipas profesorit Smaka, ka ardhur koha që premtimi për llogaridhënie të bëhet realitet përmes Vetting-ut.

Image
Riza Smaka

“Është nevojë, është imediate të aplikohet Vetingu në të gjitha segmentet e institucioneve publike, në ekzekutiv, në administratën publike, në sistemin e drejtësisë dhe atë në procedurë legale, serioze dhe të pandalshme. Ky proces i dobishëm për shtetin dhe popullin tonë është pak ca i vështirë por i mundshëm. Vështirësitë pritet të manifestohen në mënyra perfide e të rafinuara nga individët dhe klikat e korruptuara që ndjehen të rrezikuar nga procesi i luftimit serioz të korrupsionit dhe krimit të të gjitha formave. Por, me një akt ligjor për origjinën e pasurisë do të mundë të saktësohej pasuria e uzurpuar dhe e fituar ilegalisht e cila do të sekuestrohej në favorin e buxhetit të shtetit nga ajo e fituar drejtësisht e cila do të legalizohej. Në atë mënyrë do të destimulohej pasurimi ilegal, i pa ndershëm, abuziv dhe do të stimulohej dhe favorizohej pasurimi legal, i drejtë, i ndershëm i cili do të duhej të mbështetej fuqishëm”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

E për të pasur sukses të plotë zbatimi i Vetting-ut, sipas profesorit Smaka do të duhej dhënë mbështetje gjithëpërfshirëse politike, jo vetëm nga pozita, por edhe nga opozita.

“Për këto procese tejet të nevojshme do të duhej që pos pozitës edhe opozita, nëse jo e tërë, së pakut një pjesë e mirë e saj të solidarizohej e të bëhej bashkëpunuese. Kundërshtar të luftimit te korrupsionit dhe të krimit të organizuar pritet të jenë të korruptuarit dhe kryesit e krimeve që për fatin tonë nuk janë shumicë përballë shumicës absolute të qytetarëve të vendit tonë që janë me mish e me shpirt për luftimin dhe evitimin e fenomeneve negative të dëmshme dhe për krijimin e vendit tonë në vend të shtetit juridik në shtet të mirëfilltë të së drejtës”, deklaron profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)