Ministria e Integrimeve sqaron kontratën prej 30 mijë eurosh për ueb faqen e vet

  • 25 shkurt 2020 - 10:18
Ministria e Integrimeve sqaron kontratën prej 30 mijë eurosh për ueb faqen e vet

Ministria e Integrimeve Evropiane përmes një komunikate për media ka sqaruar kontratën për ueb faqen e ministrisë.

Ministria ka njoftuar se kontrata për uebfaqen e kësaj ministrie nuk është në shumën 30 mijë euro për një vit por 28, 500.14 euro për periudhën 2020-2022.

“Duke i’u falënderuar kujdestarisë së disa mediave të cilat nuk duam të besojmë se janë qëllim këqija, e në lidhje me Kontratën për shërbime, dizajnimi, krijimi dhe mirëmbajtje të ëeb-faqeve për nevoja të MIE-së,, me Nr. Prokurimi: 218-199639-2-2-1, e daës 21.02.2020, i’u njoftojmë se: Fillimisht, shuma e përgjithshme e kontratës prej 28,500.14€ është për periudhën kohore prej 36 muaj, apo tre vite 2020-2022. Në këtë kontratë, nuk bëhet fjalë për shumën prej 30, 000.00 euro për një vit, por kjo për shumën vjetore prej 8,333.33 € në vit, apo afër 694.44€ në muaj”, thuhet në njoftimin e MIE-së.

Komunikata e plotë:

Duke i’u falënderuar kujdestarisë së disa mediave të cilat nuk duam të besojmë se janë qëllim këqija, e në lidhje me Kontratën për shërbime, dizajnimi, krijimi dhe mirëmbajtje të web-faqeve për nevoja të MIE-së,, me Nr. Prokurimi: 218-199639-2-2-1, e daës 21.02.2020, i’u njoftojmë se:

1.Fillimisht, shuma e përgjithshme e kontratës prej 28,500.14€ është për periudhën kohore prej 36 muaj, apo tre vite 2020-2022.

2. Në këtë kontratë, nuk bëhet fjalë për shumën prej 30, 000.00 euro për një vit, por kjo për shumën vjetore prej 8,333.33 € në vit, apo afër 694.44€ në muaj.

3. Me këtë kontratë do të vazhdohet mirëmbajtja e tre (3) web-faqeve të MIE-së dhe një databaze (1), e jo siç u prononcua në media të mirëmbajtjes së vetëm një  webfaqeje, e ato  janë: web-faqja zyrtare e MIE-së, web-faqja e liberalizimit të vizave, web-faqja e re e MSA-së e cila është paraparë në Strategjinë për Komunikimin e Procesit të Integrimit Evropian 2019-2021 të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 15.05.2019, si dhe databaza e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe, e cila buron nga marrëveshja ndërshtetërore Kosovë-Shqipëri për publikimin e akteve ligjore të BE-së në gjuhën shqipe.

4. Thirrja për aplikim të operatorëve ekonomik është bërë që në Dhjetor të vitit 2019. Sipas njoftimit zyrtar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, në aspektin ligjor lidhur me lidhjen e kësaj kontrate çdo dispozitë ligjore e procedurave të prokurimit është respektuar, i njëjti ka konfirmuar atë se nuk ka pengesa ligjore apo ndonjë parregullësi për vazhdimin e procedurës për finalizimin e  lidhjes së kësaj kontratës se re.

5. Poashtu, i’u bëjmë të ditur se mirëmbajtja e këtyre web-faqeve përfshinë ‘hostimin’, emëtimin – ‘domain’, dizejnimin në tërësi, mirëmbajtjen e përgjithshme 7/24h në bazë të kërkesës së MIE-së.

Në fund, meqë çdo kontratë publikohet në web-faqe zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik KRPP  në platformën elektronike të prokurimit e-prokurimi, kjo kontratë si dhe të gjitha të tjerat janë publike dhe objekt i shqyrtimit nga opinioni. Andaj, i inkurajojmë mediat që të përcjellin vazhdimisht ligjshmërinë e tyre dhe atë jo vetëm në MIE, por edhe në  të gjitha institucionet tjera, si dhe të bëjnë prononcim dhe interpretim të drejtë të tyre, si dhe të informojnë publikun kjartë e në mënyrë koncize.

(Kosova Sot Online)