Ministri Veliu viziton institucionet e sigurisë

  • 25 February 2020 - 11:34
Ministri Veliu viziton institucionet e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike, Agim Veliu, gjatë ditës së sotme takoi zyrtarë të institucioneve të sigurisë në vend.

Veliu fillimisht u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj, të cilit i shkoi për vizitë në Drejtorinë e Policisë.

Dyshja zhvilluan bisedë për rreth një orë, ndërsa media nuk janë lejuar të marrin pjesë në takim.

Më pas Ministri Veliu vizitoi Kampin “Vrella”, ku gjendet baza e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Image

(Kosova Sot Online)