Formohet Komisioni për Mbikëqyrje të AKI’së, e udhëheq PDK’ja

  • 25 February 2020 - 11:37
Formohet Komisioni për Mbikëqyrje të AKI’së, e udhëheq PDK’ja

Është konstituar Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Atë do ta drejtojë PDK’ja.

Kryetari i komisionit, Fatmir Xhelili, ka thënë se ky komision përveç që do ta bëjë mbikëqyrjen e kësaj agjencie do ta bëjë edhe hetimin e saj.

Anëtarët e tjerë të saj janë Mefail Bajqinovci, Sali Zyba dhe Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje, Lirije Kajtazi e LDK’së, Gazmend Bytyqi nga PDK’ja, Gazmend Syla i AAK’së, Endrit Shala nga Nisma, Slavko Simiq i Listës Serbe, Rasim Demiri nga 6plus.

Mbledhja e komisionit ka vazhduar pa prezencën e mediave dhe shoqërisë civile. 

(Kosova Sot Online)