Vajza nga Drenasi rrihet nga babai dhe vëllai

  • 25 February 2020 - 13:13
Vajza nga Drenasi rrihet nga babai dhe vëllai

Policia në Drenas ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Drenas, ku të dyshuarit, babë e bir, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës respektivisht motrës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)