Koronavirusi/ Gruaja blen ushqime për një vit e frymëzuar nga filmat me zombi

  • 25 February 2020 - 13:29
Koronavirusi/ Gruaja blen ushqime për një vit e frymëzuar nga filmat me zombi

Teksa koronavirusi vazhdon të përhapë frikë te shumë njerëz përreth globit, shumë individë i kanë marrë gjërat në dorë duke bërë çdo gjë të mundur për tu mbrojtur.

Ndërkohë që një pjesë po tregon vetëm pak më shumë kujdes me higjienën, një mama ka shkuar shumë më larg dhe është përgatitur për më të keqen.

Xhema Rid, nga Australia, është furnizuar në ushqime dhe ilaçe për një vit, në rast se virusi krijon kaos në vend.

Edhe pse Xhema nuk beson se epidemia do të bëhet kaq e tmerrshme, ajo thotë se me tre fëmijë nuk mund të jesh kurrë më e kujdesshme se ç’duhet.

Ajo ka mbushur 5 rafte me rreth 50 kilogramë oriz dhe thjerrëza dhe nuk ka ngurruar të marrë shumë ilaçe dhe armë, sigurisht, të ligjshme.

Djali i saj vuan nga ADHD dhe shumë kompani importojnë nga Kina, kështu që ajo është furnizuar me atë që e quan ‘minimumi i mundshëm’. Kjo përfshin 150 pako Panadol, 150 pako aspirina, 150 pako Nurofen, antibiotikë dhe fasho.

Xhema e pranon që mund ta ketë tepruar paksa, kur përshkruan farat e perimeve dhe akuarjumet që ka blerë për të rritur vetë peshq.

Duke u frymëzuar nga filmat që flasin për apokalipsin e zombi-ve, ajo dhe i shoqi janë fokusuar në çdo gjë të tregtueshme. Ata madje kanë blerë dhe bizhuteri që mund të shkrihen, në rast se do tu duhet të tregtojnë duke shkëmbeyr ar dhe argjend.

Edhe pse ajo qesh me planin e saj për mbijetesë, Xhema thotë se është më mirë te jesh i sigurt se të pendohesh dhe shton se në fund të ditës ato janë materiale që do të përdoren edhe nëse nuk ndodh asgjë me koronavirusin.

(Kosova Sot Online)