Kërkohet urgjentisht Vetting-u në Kosovë, këto janë arsyet!

  • 25 February 2020 - 13:38
Kërkohet urgjentisht Vetting-u në Kosovë, këto janë arsyet!

“Element i krimit, partishmërisë, korrupsionit dhe lidhjeve familjare është i ngulitur thellë në pushtetin e Republikës. Nuk ka fushë pothuajse që nuk është e ndikuar nga këto dukuri tejet negative. Kryesisht bazë e shtetit juridik është sistemi i drejtësisë dhe të fushës së luftimit të krimit. Në këto dy fusha, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë madje edhe më thellë, kërkohet të futet në veprim një sistem i thellë i spastrimit dhe i përzgjedhjes”, thotë Kelmendi për Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi ka reaguar rreth vendimit të fundit që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës në shumë fusha, duke shkarkuar njerëz të mandatit të kaluar të emëruar nëpër borde të ndryshme, sekretar ministrish e deri te anulimi i konkursit për noterët nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Këto veprime, sipas Kelmendit akoma janë veprime sipërfaqësore dhe populliste, prandaj duhet përshpejtuar edhe procesin Vetting-ut për ta luftuar seriozisht krimin dhe korrupsionin e shtresuar me vite në të gjitha nivelet e institucioneve, nga niveli lokal deri në atë qendror.

Image
Muhamet Kelmendi

“Masat e marra nga Qeveria Kurti kanë karakter popullsitë dhe nuk ndërhyjnë në thelbin e çështjes, në atë të luftimit të krimit dhe të korrupsionit. Ata nuk e ndryshojnë gjendjen. Element i krimit, partishmërisë, korrupsionit dhe lidhjeve familjare është i ngulitur thellë në pushtetin e Republikës. Nuk ka fushë pothuajse që nuk është e ndikuar nga këto dukuri tejet negative. Kryesisht bazë e shtetit juridik është sistemi i drejtësisë dhe të fushës së luftimit të krimit. Në këto dy fusha, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë madje edhe më thellë, kërkohet të futet në veprim një sistem i thellë i spastrimit dhe i përzgjedhjes. Ky është një sistem i gjerë. Këtu bënë pjesë i tërë aparati i sigurisë si policisë, AKI, agjencitë e Anti-Korrupsionit, prokuroria dhe të gjitha nivelet e gjyqësorit. Në këto fusha nuk ndikon fare anulimi i një vendimi, sikurse ishte Konkursi për Noteri, sepse ky është vetëm maja e Eisbergut, e jo baza”, thotë Kelmendi për Kosova Sot Online”

Ai kërkon më urgjencë që përtej këtyre veprimeve, pa vonesë të fillohet të hartohet, por edhe të zbatohet ligji Vetting, ashtu sikur që është premtuar edhe në fushatë zgjedhore po nga këta partner politikë që tani po e qeverisin vendin, LVV dhe LDK. 

“Kosovës i duhet një sistem i spastrimit të gjithë pushtetit. Ne po e quajmë VETTING. Si quhet nuk ka rëndësi. Por, kryesorja është se kërkohet të veprohet gjerë në këtë sistem. E natyrisht se nuk duhet të ndalet. Pas fushave të tilla duhet të veprohet në pushtet, qoftë qendror qofte lokal. Këtu nuk duhet kurrë te përjashtohet edhe fusha ekonomike në sistemin privat. Edhe aty kemi krime. Ato duhet të luftohen me masa penale. Njëherit duhet të intervenohet në arsim dhe në shëndetësi. Në këto dy fusha, sidomos në arsim, kërkohet intervnim i thellë. Duhet filluar në MASHT ku kemi një kapje totale nga strukturat e LDK-së, të cilat janë edhe përgjegjëse për këtë fushë, pavarësisht se kush ishte Ministër. Këtu kemi thjeshtë kuadro që punojnë me decenie dhe janë shumë të burokratizuara. Atyre fare nuk u intereson gjendja”, thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

“Nuk ka fushë që nuk sundojnë njerëzit e LDK-së dhe të PDK-së. E kjo e ndalon edhe VV-në për të vepruar, sepse partneri i tij, LDK goditet më së rëndi. Por, të shpresojmë se do të fillohet me masat konkrete e të cilat do e shërojnë sistemin e kalbur me njerëz në Kosovë. Kalbësira është kryesisht te LDK-ja dhe te PDK-ja”, përfundon profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)