Burri nga Shtimja dërgohet i vdekur në spital, nisin hetimet

  • 25 February 2020 - 13:57
Burri nga Shtimja dërgohet i vdekur në spital, nisin hetimet

Një burrë nga Shtimja është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente, njofton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku viktima ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. 

“ Shtime 24.02.2020 – 01:45. Raportohet se në Qendrën Emergjente ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, theksohet në raportin e policisë.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”.

(Kosoba Sot Online)