Ambasada amerikane u jep shtetasve të saj në Kosovë informata për koronavirusin

  • 25 February 2020 - 15:04
Ambasada amerikane u jep shtetasve të saj në Kosovë informata për koronavirusin

Ambasada amerikane në Prishtinë u ka dhënë informata shtetasve të saj në lidhje me koronavirusin.

Në njoftimin zyrtar të ambasadës në uebfaqen e saj thuhet se deri më tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus brenda territorit të Kosovës.

“Kosova nuk ka konfirmuar asnjë rast me COVID-19 brenda territorit të saj. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë donacion 750 pajisje testuese të koronavirusit në Kosovë. Rasti i parë i dyshuar në Kosovë është testuar dhe ka dalur negativ. Rezultatet negative janë përcaktuar në bazë të pajisjeve testuese ‘rRT-PCR’ të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Tutje në njoftimin zyrtar të ambasadës thuhet se Kosova nuk është duke aplikuar ndalesa të hyrje-daljeve.

“Kosova momentalisht nuk ka në fuqi ndalesa në hyrje-dalje. Kërkesat për hyrje dhe dalje në Kosovë mbeten të pandryshuara”, thuhet në njoftim.

Tutje ambasada thotë se Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka zhvilluar një plan për karantinë nëse është e nevojshme.

(Kosova Sot Online)