Ish agjenti, dëshmitar i Speciales: Ja kur nis ‘goditja’ e madhe, këta persona do të arrestohen...

  • 25 February 2020 - 17:34
Ish agjenti, dëshmitar i Speciales: Ja kur nis ‘goditja’ e madhe, këta persona do të arrestohen...

“Të akuzuarit do jenë njeri nga ish komandantët e shtabit të përgjithshëm dhe disa persona nga sigurimi sekret që punonin nën ombrellën dhe urdhrat e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, njerëz në njësi këto që i kishin instaluar në disa zona në Kosovë por jo në të gjitha zonat. Zonat e prekura nga kjo gjykatë do të jenë zona nga Drenica, Llapi, Dukagjini dhe Anadrini”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Prokurori i Specializuar ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova se ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara, dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.

Në lidhje me këtë, Kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren për Caktimin e Gjykatësve të Dhomave të Specializuara nga Regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtarë, për të shqyrtuar aktakuzat e dorëzuara nga Prokurori i Specializuar, duke paralajmëruar kështu ngritjen e shpejtë të aktakuzave nga Gjykata Speciale.

E lidhur me këtë proces dhe mundësisë së shpalljes së aktakuzave të para dhe arrestimeve, për “Kosova Sot Onilne” ka folur ish eprori i lartë i UÇK-së, ish agjenti i SHIK-ut dhe njëherësh dëshmitar në Gjykatën Speciale, Naim Miftari.

Image
Naim Miftari

“Unë sa e di se diku kah mesi i muajit maj mundë priten arrestimet e para për krime të luftës nga Gjykata Speciale. Përafërsisht dihen rastet dhe individët që do munden të jenë cak i arrestimeve të para. Mirë është që UÇK nuk ka bërë krime por ka individ që duke shfrytëzuar luftën dhe uniformën e UÇK-së kanë bërë disa krime individuale, disa herë, edhe të urdhëruar nga disa udhëheqës, nga vetë byroja politike e UÇK dhe sidomos nga shtabi i Tiranës- Rognerit. Të arrestuarit do të jenë disa urdhër dhënës por edhe disa vrasës që kanë marr pjesë në disa vrasje të dyshuara gjatë dhe pas luftës”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish agjenti i SHIK-ut thotë se për nga mënyra e trajtimit të disa rasteve të izoluara, Gjykata Speciale është e pa drejtë e madhe ndaj Kosovës.

“Dhe dëmi veç është bërë, dhe kjo gjykatë është votuar nga parlamenti i Kosovës që ka qenë lodër në dorën e Hashim Thaçit që i ka detyruar deputetët ta votojnë njëherë, e më pas ka tentuar edhe për ta anuluar, pasi ka marr informata se një nga të akuzuarit potencial është edhe vetë Hashim Thaçi, por fatmirësisht, ky skenar i ka dështuar ish kreut të PDK-së dhe tash President vendi. Kur e vërejti se rrezikohet edhe vetë, pas disa kohësh tentoj ta anulon këtë vendim të vetin. Në këtë anulim tentoj ta mashtroj LVV-në duke ju thënë përmes Enver Hoxhës se anulimi është vendim i DASH-it Amerikan, që ishte gënjeshtër e paramenduar që në rast të anulimit të Gjykatës Speciale fajin të ja hidhnin opozitës, sidomos LVV-së dhe AAK-së”, shton Miftari për “Kosova Sot Online”. 

Ish agjenti i SHIK-ut, njëherësh edhe dëshmitar i Gjykatës Speciale , shprehet se përveç shtabit të Rognerit, do të arrestohen edhe disa figura tjera qendrore të zinxhirit komandues, që kanë vepruar në terrenin e luftës drejtpërdrejtë, por edhe zyrtar të SHIK-ut.

“Të akuzuarit do jenë njeri nga ish komandantët e shtabit të përgjithshëm dhe disa persona nga sigurimi sekret që punonin nën ombrellën dhe urdhrat e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, njerëz në njësi këto që i kishin instaluar në disa zona në Kosovë por jo në të gjitha zonat. Zonat e prekura nga kjo gjykatë do të jenë zona nga Drenica, Llapi, Dukagjini dhe Anadrini”, deklaron Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ai madje pohon se pavarësisht faktit, që pjesa dominante e luftës së çlirimtare ka qenë e drejtë dhe e pastër, disa individ edhe mundë të dënohen për shkak të veprimeve që do të kualifikohen shkelje e ligjeve të luftës, për shkak se e kanë keqpërdorë luftën për qëllime të tjera.

“Ndoshta nga këto gjykime do të dënohen nëse janë fajtor individ, njerëz që kanë keqpërdorë luftën dhe pozitat ushtarake gjatë luftës, por UÇK si tërësi do të jetë e pa etiketuar si një organizatë ushtarake që ka kryer krime pasi e them me plotë përgjegjësi se UÇK ka bërë njërën ndër luftërat më të pastra në bot gjer më sot edhe pse ka qenë ushtri vullnetare e pa organizuar ku mbi 90% të ushtarëve i ke pas ushtar pa kurrfarë betimi, pa kurrfarë verifikimi dhe pa kurrfarë përgjegjësie, përpos përgjegjësisë morale. Nëse do të ketë dënime ata që do të dënohen nuk do të jenë heronjtë tanë as të UÇK-së por do të jenë kriminel lufte që kanë keqpërdorë luftën, profiter lufte që për përfitime personale e materiale hierarkike dhe politike dhe të urdhëruesve të tyre, që fatmirësisht dihet kush janë dhe nuk janë shumë”, thekson Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ai është më se i sigurt që raporti i Dick Martit, sa i përket tregtisë me organe është vetëm një propagandë serbo-ruse.

“Storia kinse e tregtisë me organe gënjeshtër të kulluar, por e vërteta e raportit qëndron tek vrasjet politike dhe krimi i organizuar. Raporti për krim të organizuar dhe për vrasje politike është raport shumë real dhe i vërtetë, prandaj sa më shpejt të mbyllet kjo punë me Gjykatën për vendin është më mirë”, përfundon ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)