Asamblisti i VV’së: Nuk është borë po pluhur i gurëthyesit të Thaçit

  • 25 February 2020 - 18:09
Asamblisti i VV’së: Nuk është borë po pluhur i gurëthyesit të Thaçit

Gurthyesi “Geo-Mineral”, në pronësi të Agim dhe Idriz Thaçit, vëllezërve të Hashim Thaçit, vazhdon të jetë shqetësim i madh për banorët e Komunës së Malishevës.

Firma, e cila merret me nxjerrje minerare, operon në fshatin Astrazub.

Ndonëse firmës “Geo-Mineral” dhe të gjithë gurëthyesve të tjerë në Komunën e Malishevës iu ndaluan punimet muajin e kaluar me vendim të Kuvendit Komunal, baza ku ka operuar kompania ka lënë pasoja në këtë rajon.

Sipas Alban Krasniqit, asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Malishevës, firma e vëllezërve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, vazhdon të operojë në Astrazub.

“Nuk është duke rënë borë, por pluhur nga ”Gurthyesi i Thaçit” i cili operon mbi fshatin Astrazup”, ka shkruar sot Krasniqi. “Ku janë inspektorët e nivelit lokal dhe atij qendror?”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)