Veliu viziton Policinë e Kosovës, nuk mohon se mund të ketë edhe shkarkime të tjera

  • 25 February 2020 - 20:37
Veliu viziton Policinë e Kosovës, nuk mohon se mund të ketë edhe shkarkime të tjera

Ministri i Punëve të Brendshme ka vizituar kampin “Vrella” ku janë të stacionuara Njësitet Speciale të Policisë.

Janë rreshtuar për ta pritur një mysafir të rëndësishëm.

Pak minuta me vonë, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, do ta vizitojë për herë të parë Agim Veliu.

E për këtë, këta ishin kujdesur, që ministri i ri i Punëve të Brendshme, ta shoh nga afër pajisjet që këta e posedojnë.

Nuk shkoi shumë, ai u njoftua më ato nga afër.

Ndërkohë nga këtu, Veliu nuk e mohoi faktin që do të mund të ketë shkarkime në Policinë e Kosovës.

Por kjo, pasi që ministri ta bëj një skanim në këtë organ të sigurisë.

Veliu bëri të ditur, se ka bërë një kërkesë tek Polica e Kosovës.

Ministri i Brendshëm, tregoi qëllimin që e ka gjatë mandatit të tij.


Gjithë kjo vizitë u bë në kampin e Njësive Speciale në “Vrellë” në komunën e Fushë Kosovës. Paraprakisht, Agim Veliu pati edhe një takim me menaxhmentin e Policisë.

(Kosova Sot Online)