Milaim Zeka: Për shkak të zgjedhjeve u shtynë aktakuzat e Speciales

  • 25 February 2020 - 21:12
Milaim Zeka: Për shkak të zgjedhjeve u shtynë aktakuzat e Speciales

Gazetari dhe ish-deputeti, Milaim Zeka, ka thënë se aktakuzat e para nga Gjykata Speciale janë shtyrë për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Zeka i tha këto komente, përkundër se mbrëmë avokati, Arianit Koci, tha se Specialja nuk i përcjell fare zhvillimet politike në vend dhe punon e pavarur.

“Për shkak të zgjedhjeve u shtyn aktakuzat e Speciales”, tha Zeka.

Express ka raportuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka dërguar aktakuzat e para në Gjykatë por përmbajtja e tyre është sekrete.

Pesë vite pas themelimit, kjo prokurori ka dorëzuar aktakuzat e para ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për këtë gjë, ka njoftuar vet zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Prokurori i Specializuar ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të  fillojë me procedime penale para Dhomave të Specializuar dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjyqtari të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin”

Kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar e ka aprovuar kryetarja e Dhomave të Specializuar, Ekaterina Trendafillova.

Ndërkohë, përmbajta e aktakuzave mbetet sekrete deri sa të konfirmohen nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Specialja ishte krijuar në vitin 2015 dhe ka intervistuar më shumë se 200 persona deri tani.

(Kosova Sot Online)