Ja kush thotë se qeveria duhet ta heqë taksën gjatë kësaj jave

  • 25 February 2020 - 23:40
Ja kush thotë se qeveria duhet ta heqë taksën gjatë kësaj jave

Tahiri thotë se qeveria duhet ta heqë taksën gjatë kësaj jave

Analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti brenda kësaj jave duhet të marrë vendimin për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Në rast se kjo nuk ndodh, sipas Tahirit, jetëgjatësia e qeverisë vihet në pikëpyetje.

“Këtë javë duhet të jetë vendimi për heqjen e taksës. Nuk është normale në marrëdhëniet ndërkombëtare mes shteteve. Është masë politike që e bllokon një marrëdhënie ekonomike. S’kemi asnjë përkrahje ndërkombëtare për taksën”, ka theksuar ai.


(Kosova Sot Online)