Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • 26 shkurt 2020 - 07:37
Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Prof. Dr. Safet Beqirit. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjakovës. (Komuna e Gjakovës, ora 10:00)

Klubi Alpin Prishtina prezanton projektin “Gjithëpërfshirja sociale e të rinjve përmes aktiviteteve në natyrë”. (Ndërtesa “Capital Gate”, ora 10:30)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë hapin ekspozitën “Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

Bëhen homazhe pranë arkivolit të Prof. Dr. Safet Beqirit. (Restaurant “Fitorja” në Ferizaj, nga ora 12:00)

Organizohet takimi me rastin e vizitës së Zëvendës Presidentit të Parlamentit Evropian, Rainer Wielan d. (Kampusi i Kolegjit Universum në Lipjan, ora 16:00)

Mbahet aktiviteti për Qytetarin e shkëlqyer. (Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 16:00)

I jepet lamtumira e fundit Prof. Dr. Safet Beqiri. (Fashati Koshare në Ferizaj, ora 16:00)

“Kalorëse e Arteve dhe Letrave”. (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

Më rastin e 22-vjetorit të Betejës së UÇK-së në Likoshan dhe Qirez, hapet ekspozita kushtuar heronjve të UÇK-së, Beqir dhe Rexhep Rexhepi. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)

Edona Reshitaj do të prezantojë Koncert-recitalin “Zonjat e Kangës”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00) 

(Kosova Sot Online)