“Skandali në Londër”, Edi Ramës i vjen edhe një ‘goditje’ për Kosovën

  • 26 February 2020 - 07:42
“Skandali në Londër”, Edi Ramës i vjen edhe një ‘goditje’ për Kosovën

“Kryeministri i Shqipërisë po mbron minishengenin edhe në vijimësi, edhe në Samitin e BERZH, të cilën ai e quan të suksesshëm. Por kuptohet tashmë përfundimisht se suksesin e tij politik personal Kryeministri i Shqipërisë e ka të lidhur me interesat e Serbisë, sepse minishengeni ashtu si dhe ndarja e Kosovës janë qëllime dhe projekte serbe dhe që u shërbejnë interesave të Serbisë”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë dhe ekspertët e së drejtës, e kanë vlerësuar skandaloze dhe anti-kosovare, sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që e bëri edhe në samitin e BERZH-it në Londër, samit në të cilin, Rama edhe një herë e mbrojti “Minishengenin Ballkanik”.

Për këtë këmbëngulje të Edi Ramës rreth këtij projekti i cili është refuzuar nga Kosova, për “Kosova Sot Online” ka folur eksperti i së drejtës, Skënder Kapiti.

Image
Skënder Kapiti

“Edi Rama e ka provokuar përsëri Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Kurti ngase këtë temë e ka hapur në të njëjtin panel ku ndodhej edhe homologu i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e kryeministri shqiptar e quajti nismë të suksesshme minishengenin, pavarësisht se deri tani ka marrë dakordësinë vetëm nga Beogradi, Tirana dhe Shkupi”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Kapiti ka shtuar se Edi Rama po i fryn këtij projekti, pasi është rreshtuar tërësisht në anën e Serbisë, qoftë me idenë e shkëmbimit të territoreve, qoftë me idenë e rikthimit të Kosovës në një kupolë të Jugosllavisë së re të sunduar nga Serbia, përmes të të ashtuquajturit Minishengen.

“Kryeministri i Shqipërisë po mbron minishengenin edhe në vijimësi, edhe në Samitin e BERZH, të cilën ai e quan të suksesshëm. Por kuptohet tashmë përfundimisht se suksesin e tij politik personal Kryeministri i Shqipërisë e ka të lidhur me interesat e Serbisë, sepse minishengeni ashtu si dhe ndarja e Kosovës janë qëllime dhe projekte serbe dhe që u shërbejnë interesave të Serbisë”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Ai kërkon nga spektri politik kosovar, pozitë dhe opozitë, që të jenë më unik në kundërshtimin e ideve të tilla dhe ta refuzojnë realizimin e projektit të Minishengenit.

“Ka ardhur koha që politika kosovare të deklarohet drejtpërdrejtë se është kundër minishengenit dhe të marrë shembullin e kryeministrit të Shqipërisë i cili drejtpërdrejt e akuzon kryeministrin e Shqipërisë edhe për rastin e ndarjes së Kosovës kur ai deklaron se: “Më pas u ka mbetur edhe hapi final: “Shkarkimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, me porosi të UDB-së, për të zgjedhur një President me “Etikë” që të lobojë dhe të firmosë për ndarjen e Kosovës dhe për çdo projekt tjetër anti-kombëtar". Më qartë për politikën kosovare nuk ka se ku të shkojë kjo akuzë e presidentit të Republikës së Shqipërisë për Kryeministrin e Shqipërisë, kur Z. Meta përmend, del dhe shprehet se, Presidenti Meta është në mbrojtje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe kundër çdo projekti tjetër antikombëtar. Pra në këto kushte duhet të deklarohen hapur qeveria dhe politika e Kosovës kundër minishgenit neo jugosllav”, deklaron Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)