Rasti i dytë me koronavirus në Kroaci, vëllai infekton vëllanë

  • 26 February 2020 - 09:26
Rasti i dytë me koronavirus në Kroaci, vëllai infekton vëllanë

Kroacia ka shënuar edhe rastin e dytë të infektuarit me koronavirus.

Minstri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Beros ka konfiruar se është shënuar rasti i dytë me koronavirus në Kroaci.

“Kjo ka qenë e pritur, në fakt vëllai i të prekurit të parë me koronavirus tani ka dalë pozitiv”, deklaroi Beros në emisionin “A sada Vlada”.

“E dashura e tij ka dalë negative, por prapë vazhdon të jetë nën mbikqyrje, andaj do të monitorohet gjendja e saj”, ka thënë Ministri i cili mbrëmë është kthyer në Kroaci nga Roma.

(Kosova Sot Online)