San Francisko shpall gjendje emergjente shkaku i koronavirusit

  • 26 February 2020 - 09:34
San Francisko shpall gjendje emergjente shkaku i koronavirusit

San Francisko është bërë qyteti i parë amerikan që e ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ndonëse deri më tash janë konfirmuar 57 raste të infektimeve në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump po këmbëngul se ai është duke e menaxhuar në mënyrë të mrekullueshme situatën.

Zyrtarët e Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se më çështja nuk është se a do të përhapet koronavirusit, por vetëm koha kur do të ndodhë një gjë e tillë. Ata kërkuan nga prindërit që t’i përgatisin fëmijët për mbylljen e mundshme të shkollave. 

Pavarësisht faktit se numri i rasteve është trefishuar në dhjetë ditët e fundit, presidenti Trump tha se koronavirusi është nën kontroll në Shtetet e Bashkuara, shkruan “Daily Mail”.

Përhapja e koronavirusit ka ndikuar negativisht edhe në tregjet e aksioneve. Ato shënuan rënie për më shumë se 3 për qind. Investitorët po frikësohen se koronavirusi do ta zvogëlojë rritjen e ekonomisë botërore dhe do të sjellë zbritje të kërkesës.

(Kosova Sot Online)