Djali i deputetit të vrarë të LDK-së i përgjigjet Haradinajt: Qe një “tradhtar” i vrarë pas lufte

  • 26 February 2020 - 09:35
Djali i deputetit të vrarë të LDK-së i përgjigjet Haradinajt: Qe një “tradhtar” i vrarë pas lufte

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, dje ka thënë se presidenti i ndjerë i Kosovës Ibrahim Rugova, ishte “tradhtar i kombit”.

Ai në një emision e ka quajtur Ruygovën edhe pijanec.

“Bile o është efekti i tradhtisë, o është efekti i konjakut. Ai ka kryer detyrën e tradhtarit dhe të pijanecit, dy sende janë”, ka deklaruar ai.

Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar Shpëtim Hajdaraj, djali i deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdarajt.

Ai ka publikuar një video të babait të tij në Facebook, përmes së cilës ka thënë sedihet se nga kush promovohej gjatë e pasluftës “logjika e mykur vëllavrasëse”.

Sipas tij, “mëkati” i babait të tij, ishte se ishte edhe shok e bashkëpunëtor me "tradhtarin" Ibrahim Rugova.

“Qe një "tradhtar" i vrarë pas lufte. "Mëkati" ma i madh i tij ishte se ishte edhe shok e bashkëpunëtor me "tradhtarin" Ibrahim Rugova. Pra , kjo ishte logjika e mykur vëllavrasëse që promovohej gjatë e paslufte dhe që dihen kush janë.”, ka shkruar Shpëtim Hajdaraj në Facebook.

Image

Videoja e publikuar nga Hajdaraj

(Kosova Sot Online)