3 persona po trajtohen në QKUK për koronavirus, njëri nga ta është nga Kina

  • 26 February 2020 - 10:24
3 persona po trajtohen në QKUK për koronavirus, njëri nga ta është nga Kina

(E plotësuar) - Tre persona po trajtohen në QKUK me dyshimet për koronavirus, njëri nga ta është nga Kina

Në Klinikën Infektive të QKUK’së është shtrirë një person me origjinë nga Kina i cili po dyshohet se është prekur nga koronavirusi i ri Covid-19. 

Sipas mjekëve, pacienti nuk ka simptoma të theksuara të sëmundjes që ka origjinën nga vendi i tij Kina, por pas dyshimeve dhe shqetësimeve që ka pasur është paraqitur në Klinikën Infektive. Ndërkohë edhe dy persona të tjerë janë të shtrirë në Infektiven e QKUK’së me dyshimet pë koronë.

Për lajmin janë deklaruar edhe nga Qendra Klnike dhe Universitare e Kosovës. Ata kanë thënë se tashmë tre persona janë në monitorim dhe të njejtëve u janë marrë mostrat për analiza.

Rezultatet pritet të dalin së shpejti.

“Një shtetas kinez 28-vjeçar, një femër 27-vjeçare studente në afërsi të Romës në Piaqenza dhe një burrë 39-vjeçar i punësuar në Milano, u janë marr mostrat dhe pritet rezultati i analizave”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Raste të reja të dyshuara me koronavirus në QKUK

Disa raste të reja janë raportuar në QKUK lidhur me dyshimet për koronavirus. Analizat e tyre pritet të publikohen së shpejti.

Burimet e kanë konfirmuar se në këtë klinikë janë paraqitur edhe disa raste të tjera me dyshimet se pacientët janë prekur me koronavirus.

Për këtë, zyrtarë në QKUK kanë thënë se së shpejti lëshojnë komunikatë për media.

Dje gjatë ditës u raportuan tri raste të dyshuara me koronavirus, por më pas rezultatet e të tria rasteve dolën negative.

(Kosova Sot Online)