Agim Veliu e merr në kabinetin e tij ish-këshilltarin e Ramush Haradinajt

  • 26 February 2020 - 10:43
Agim Veliu e merr në kabinetin e tij ish-këshilltarin e Ramush Haradinajt

Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike, Agim Veliu ka emëruar Lulzim Fushticën këshilltar politik.

Këtë e ka konfirmuar edhe zyra e kabinetit të ministritë Veliu.

“Po është e vërtetë. Lulzim Fushtica është emëruar këshilltar politik i ministrit Veliu”, është përgjigjur zyra e kabinetit e ministrit Veliu.

Ndryshe, Fushtica ka qenë edhe këshilltar për siguri i ish-kryeministrit Ramush Haradianj, në qeverinë e kaluar.

Image
Lulzim Fushtica

(Kosova Sot Online)