Çun Lajçi ‘bombardon’ me pyetje: Kush është vrasësi e mashtruesi bre Hasim, se plasa!

  • 26 February 2020 - 10:56
Çun Lajçi ‘bombardon’ me pyetje: Kush është vrasësi e mashtruesi bre Hasim, se plasa!

Aktori i njour Çun Lajçi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj ‘analfabetëve’ që e flliqen Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai me një sërë pyetjesh në Facebook, duke iu drejtuar ‘Hasimit’ ka pyetur se kush është hasmi, mashtruesi e vrasësi?

Lajçi ka folur për shtëpiat milionëshe në lagjet periferike të Prishtinës, me restorante e hotele, pompa derivatësh dhe toka mijëra hektarësh e miliona euro në banka.

“Ju t'bordeve me rroga mija eurosh, me dashnorë e dashnore, m'kallxoni cili asht rrenci, vrasësi, hajni, mashtruesi, mbasi s'qenki ju që fituet n'gjakun e shokëve tuaj, n'kurrizin e popullit tuaj, n'emnin e luftës e t'atdheut!”, shkruan Lajçi në reagimin e tij.

Postimi i plotë:

Kush asht vrasësi e mashtruesi bre Hasim, se plasa!

- Ju që zgërdhihi mbi varret e dëshmorëve, kinse po i kjani, he dritë mos pafshit, e para ekraneve flisni si të ndritun, m'kallxoni: Kush asht mashtrues e kush vrasës?

- Ju me shtëpiat milionshe n'lagjet përiferike t'Prishtinës, me restorante, hotele, pompa derivatësh, toka mija hektarësh, miliona euro bankash!

Me vetura te shtrenjta e garderoba firmash!

- Ju t'bordeve me rroga mija eurosh, me dashnorë e dashnore, m'kallxoni cili asht rrenci, vrasësi, hajni, mashtruesi, mbasi s'qenki ju që fituet n'gjakun e shokëve tuaj, n'kurrizin e popullit tuaj, n'emnin e luftës e t'atdheut!

- Ju që Kosovën e rrjepet n'emnin e dashnisë, lirisë, titujve pa diploma!

- Ju analfabetë që e flliqet namin e UÇK-së së lavdishme, tue i hudhë armët e tue vrapua t'uzurponi tokën ujin e ajrin!

- Kallxoni, mbasi po e dini kush asht vrasës e kush mashtrues, që ta përqafoj, ta dua, t'shkoj mbas tij e t'i besoj ma shumë se juve, sepse ai sigurisht do t'jetë ma i mirë se ju!

T'pakten ai do t'me lejojë t'ha edhe unë pak nga buka e këtij trolli, se nuk vdiqëm, po COFEM!!!