Vrau gruan me levë, policia jep detaje për krimin që tronditi Durrësin

  • 26 February 2020 - 12:33
Vrau gruan me levë, policia jep detaje për krimin që tronditi Durrësin

Policia ka dhënë detaje për krimin që tronditi Durrësin, ku burri vrau gruan në biznesin e tyre.

Sipas policisë 59-vjeçarja është goditur për vdekje me levë hekuri, ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë autorin.

“Më datë 26.02.2020, rreth orës  11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij,  shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.” bën me dije policia.

Ngjarja ka shkaktuar panik te kalimtarët në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)