Krimi i rëndë në Durrës, policia jep detajet e para: Burri vrau gruan pasi e goditi me…

  • 26 February 2020 - 12:39
Krimi i rëndë në Durrës, policia jep detajet e para: Burri vrau gruan pasi e goditi me…

Policia ka dhënë detajet e para për krimin e rëndë që ndodhi në Durrës sot paradite, ku burri i mori jetën gruas.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një dyqan që tregton metrazhe. 63 vjeçari Rruzhdi Tosuni e ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen Hajdie Tosuni, 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve. 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)