Presidenti nuk e do Lajçakun ndërmjetës, vjen goditja nga Këshilltari i tij

  • 26 February 2020 - 12:51
Presidenti nuk e do Lajçakun ndërmjetës, vjen goditja nga Këshilltari i tij

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku ka dalë kundër emërimit të  Miroslav Lajçak si emisar i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi.

Përmes një shkrimi të bërë në llogarinë zyrtare në Twitter, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi shkruan se roli i suksesshëm i Bashkimit Evropian varet nga besueshmëria që ka në Kosovë. 

Ai thotë se mos liberalizimi i vizave, pavarësisht nga plotësimi i kushteve të padrejta, e emërimi i të dërguarit të BE-së nga një vend që se njeh Kosovën, janë përbërësit kryesor të një recete për dështim.

“Roli i suksesshëm i BE-së në dialogun për normalizimin varet nga besueshmëria e tij në Kosovë. Mos liberalizimi i vizave pavarësisht nga plotësimi i kushteve të padrejta dhe asimetrike së bashku me emërimin e një të Dërguari nga një vend që nuk e njeh janë përbërësit kryesorë të një recete për dështim”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)