Libri i vitit 81 që parashikoi ardhjen e koronavirusit

  • 26 February 2020 - 13:02
Libri i vitit 81 që parashikoi ardhjen e koronavirusit

Koronaviruset janë një familje e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje duke filluar nga ftohja e zakonshme e deri tek sëmundjet më të rënda, veçanërisht ato me mushkëri. Një koronavirus i ri që nisi nga Kina dhe që po përhapet nëpër botë, nuk ishte identifikuar më parë tek njerëzit.

Raste të reja të të infektuarve me koronavirus, i njohur si COVID-19, kanë filluar të raportohen çdo ditë në mbarë botën. Në Kinë kanë vdekur 2,592, përderisa më shumë se 77,000 të infektuar janë konfirmuar. Mijëra raste janë konfirmuar edhe në të paktën 30 vende të tjera.

Numri i rasteve të koronavirusit po vazhdon të rritet tani edhe në Europë. Në 24 orët e fundit, në dy rajonet më të prekura të Italisë u shënuan edhe 30 raste të reja. Për herë të parë, në mesin e tyre kishte edhe fëmijë.

Zyrtarët e rajonit të Lombardisë, ku shtrihet edhe Milano, thanë se numri i rasteve ka shkuar nga 240 në 259. Në mesin e personave të infektuar janë edhe katër fëmijë, përfshirë një vajzë 4-vjeçare.

Ky virus i ri që po përhapet nëpër gjithë botën, duket se ishte përmendur në një lbër të vitit 1981. Libri i quajtur “The Eyes of Darkness” (Sytë e Errësirës), është një roman thriller i shkrimtarit amerikan Dean Koontz, i botuar në vitin 1981.

Libri përqendrohet tek një nënë e cila nisë të hulumtojë nëse djali i saj me të vërtetë vdiq një vit më parë apo nëse ai është akoma gjallë. Ajo që një përdorues i Twitter ka vërejtur në një faqe të këtij libri është se aty përmendet një virus që do të përhapet në botë në vitin 2020.

“Rreth vitit 2020, një sëmundje e rëndë si pneumonia do të përhapet në të gjithë globin, duke sulmuar mushkëritë dhe tubat bronkial dhe duke iu rezistuar të gjitha trajtimeve të njohura”, shkruan në libër.

Tutje, në libër shkruan se ky virus u krijua në qytetin e Wuhanit, aty edhe ku u zbulua në të vërtetë për herë të parë koronavirusi.

 “Ata po e quajnë atë “Wuhan-400” sepse u krijua në laboratorët e tyre jashtë qytetit të Wuhanit. Wuhan-400 është një armë perfekte”, shkruan në libër

(Kosova Sot Online )