Marrëveshja për FSK’në u nënshkrua në të ditën e takimit të Thaçit me Daçiqin në Bruksel

  • 26 February 2020 - 13:13
Marrëveshja për FSK’në u nënshkrua në të ditën e takimit të Thaçit me Daçiqin në Bruksel

Në letrat e publikuara sot nga Zyra e Kryeministrit Albin Kurti zbulohet zotimi i Hashim Thacit për të mos hyrë FSK’ja në Veri, pa pajtim paraprak me KFOR’in. Thaci i ka ofruar garanci sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, në të njëjtën ditë kur u nënshkrua marrvëeshja e parë mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Më 19 prill 2013 në Bruksel Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve. Dokumenti është nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Të njëjtën datë e mban edhe letra që ish-kryeministri Hashim Thaci i ka dërguar ish-sekretarit të NATO’s, Anders Fogh Rasmussen.

Sipas kësaj letre, Thaçi zotohej se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të ndërmarrin misione në veri të vendit, pa pëlqim paraprak të KFOR’it.

(Kosova Sot Online )