Kurti: Thaçi fshehu marrëveshjen, në Veri shkoj pa FSK-në

  • 26 February 2020 - 14:13
Kurti: Thaçi fshehu marrëveshjen, në Veri shkoj pa FSK-në

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot para gazetarëve se do të shkojë në veri të vendit, por, pa praninë e FSK-së.

I pari i qeverisë ka thënë se do të fillojë dialogun me serbët e Kosovës, e se do të vizitojë të gjitha qytetet, përfshirë këtu edhe veriun.

Mirëpo, në veri të vendit, Kurti thotë se do të shkojë pa praninë e FSK-së.

“Ne do të fillojmë dialogun prej poshtë, edhe unë në mandatin tim si kryeministër do të shkoj gjithandej në Kosovë, përfshirë edhe në veri, për mua veriu është Kosova, por, nuk do të shkojë me FSK, nuk ka të bëjë përgjigja ime me zotimin e një anshëm të vitit 2013-të”, ka deklaruar ai.

“Nuk po e dërgojmë FSK’në në Veri, e respektojmë KFOR’in e NATO’n”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot para mediave se nuk po tentojnë që të dërgojnë FSK-në në veri të vendit, mirëpo, ka kërkuar që të bëhet sqarim i marrëveshjes që ishte nënshkruar në vitin 2013-të.

“Është ish-kryeministri ai që tha se nuk do të shkojë Forca e Sigurisë së Kosovës veri të Kosovës në një shëkbim të letrave e cila nuk u patë bërë publike për deputetët, mos harroni që në atë kohë unë kam qenë deputet dhe nuk kam qenë në dijeni për këtë”, thotë Kurti.

Ai shton se nuk duan që të marrin veprime, por, të ruajnë marrëdhënie të mira me NATO’n dhe KFOR’in.

“Nuk është se do të marrim veprime, duam marrëdhënie të mira me NATO’n dhe KFOR’in por duam ta bëjmë publike për qytetarët se nuk ishte një marrëveshje po dy është në dorë të deputetëve të marrin hapa të tillë. Është obligim i imi që të njoftoj kryeparlamentaren, të parin e shtetit dhe kryeprokuroren e shtetit”, tha ai.

*******************************************

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka deklaruar se tash presidenti i vendit, Hashim Thaçi sa ishte në krye te qeverisë e kishte fshehur marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013-të. Ai ka kërkuar që organet e drejtësisë të merren me të.

“Dje pasdite ja kam nisur një letër zonjës Vjosa Osmani, presidentit të vendit dhe kryeprokurorit, lidhur me një marrëveshje sekrete të nënshkruar në vitin 2013-të. Atë ditë nuk ishte një marrëveshje në Bruksel por ishin dy, njëra nga Thaci dhe Daciq dhe tjetra që ishte zotim i një anshëm i Thacit.

Për neve është shumë e rëndësishme që të marrim vesh se kush e ka kërkuar nëj gjë të tillë, nuk besojmë që e ka kërkuar Brukseli, mund ta ketë kërkuar Serbia, është një gjë që duhet të shqyrtohet”, tha Kurti.

“Në njërën anë e kemi ditëlindjen e simbolit të rezistencës, Adem Demacit dhe aktivistit tonë që u mbyt në burg, Astrit Deharit.

Para se të shkojmë në Konferencën e Mynihut jam përpjekur që ta takoj Thaçin, edhe më tej jam i interesuar që të takohem me të në mënyrë që në politikën e jashtme të mos jemi kakofoni zërash”, shtoi ai.

Kryeministri tha se ai do të udhëheq me dialogun Kosovë Serbi mirëpo, ka kërkuar që të bashkëpunojnë për politikën e jashtme edhe me presidentin e vendit.

“Qeveria e re ka dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, dialogun me Serbinë do ta përgatisimin mirë, por, atë e udhëheq unë si kryeministër, veçse politika  e jashtme nuk është vetëm Serbia.

Duhet të jemi njëzëri në arenën ndërkombëtare me presidentin dhe jo vetëm, ky shkëmbim i letrave sipas opinionit ligjor të zyrës së kryeministër paraqet marrëveshje ndërkombëtare duke u bazuar në konventën e Vjenës për të drejtën e traktateve, fshehja e një marrëveshje të tillë të datës 13 prill, konsiderojmë se është shkelje flagrante.

Dua ta theksoj qëndrimin tonë për partneritet dhe Aleancë të pashkëputur me KFOR’in, nesër në mëngjes kam takim me komandantin e KFOR’it.

Shqetësimi jonë ka të bëjë me një zotim të një anshëm të tash presidentit tonë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)