Kurti për takimin me Odën: Taksa s’ishte në fokus

  • 26 February 2020 - 14:37
Kurti për takimin me Odën: Taksa s’ishte në fokus

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në një konferencë për media për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake dhe reciprocitetin e plotë ekonomik, politik dhe tregtar me Serbinë.

Ai ka folur edhe për takimin që ka pasur me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës.

“Me odën ekonomike kemi biseduar shumë çështje të rëndësisë bilaterale dhe fokusi ynë nuk ka qenë tarifa.  Po më vjen keq që po më duhet t’i përsëris prioritet tona që mos të krijohet përshtypje se kryefjalë e politikës tonë është Serbia, kemi shumë çështje të pazgjidhura por kjo nuk e ndryshon agjendën tonë qeveritare”, thotë ai.

Kryeministri shton se është njoftuar nga Oda Ekonomike se ekziston një numër i shkeljeve. 

“Unë u njoftova nga Oda Ekonomike se ekziston një numër i madh i shkeljeve përmes barrierave tarifore, që janë më shumë sporadike se sa sistemike. Përveç një dokumenti Serbia nuk pranon asnjë dokument tjetër, dhe reciprociteti nuk është për hakmarrje dhe as për inati por  se ne ndihemi të diskriminuar dhe duam barazi. Vjen nga koncepti i barazisë dhe është përbrenda marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kushtetues. Është gjëja më normale më e natyrshme.

Reciprociteti do të duhej të ishte sikur uji dhe ajri ynë, por, kur je shumë i shtypur atëherë reciprociteti ngjan edhe radikal, nuk është e vërtetë, nuk e bëjmë për inat të Serbisë por për hir të vetes tonë. Duhet t’i mbrojmë interesat e shtetit”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)