Glauk Konjufcës i kërkohet ‘goditja’ e rëndë për Shkëlqim Devollin

  • 26 February 2020 - 16:45
Glauk Konjufcës i kërkohet ‘goditja’ e rëndë për Shkëlqim Devollin

“Le të besojmë dhe të presim që kjo lloj fshese është vetëm edhe një paralajmërim serioz i nisjes së një Vettingu në Ministrinë e Jashtme, sepse vetëm kështu vihet në binar normal politika e jashtme, e që në këtë rast nuk do të ishte punë e kryer dhe e përkryer si duhet nëse nuk goditen Devollët, Shkëlqim Devolli. Unë konsideroj se duhet që sa më parë të veprohet njëjtë sikurse me grupin e atyre 14 konsujve të parë, edhe me Shkëlqim Devollin. Edhe këtij duhet ti merret titulli Konsull Nderi në Mal të Zi, titull ky i dhënë nga ish Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli. Vetëm duke ndërmarr veprime të tilla të mirë analizuara dhe të hetuara mundë të këndellet Ministria e Punëve të Jashtme, kur dihet se udhëheqja në mandatin që po mbetet pas ishte skandaloze nga Behgjet Pacolli”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

 

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkarkuar nga pozita 14 konsuj, të emëruar gjatë qeverisjes së kaluar. 

Për disa nga ta është raportuar se janë emëruar kundërligjshëm, dhe se kanë pasur lidhje të ngushta me partitë politike të mandatit të kaluar të koalicionit PAN, ku në këtë listë bëjnë pjesë këshilltarja e Ramush Haradinajt, të afërm të zyrtarëve të partive politike, e plot zyrtarë të AKR-së të emëruar nga shefi i tyre, Behgjet Pacolli, i cili mbante pozitën e ministrit të Jashtëm.

Duke e vlerësuar si një nga shtyllat më të dështuara të qeverisjes në dy mandatet e kaluara, pikërisht fushën e diplomacisë së Kosovës, analistët politikë e kanë vlerësuar pozitivisht shkarkimin e ketyre konsujve nga Ministri Konjufca.

Image
Ragip Guraziu

E lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Ragip Guraziu, sipas të cilit, është emergjente që të spastrohet dhe ristrukturohet nga fillimi politika e jashtme e shtetit të Kosovës, me njerëz meritor të profesionit, dhe jo të grupeve të interesit.

“Kryediplomati Kosovar, Glauk Konjufca të mos mendon tani se është opozitar, por është  kryediplomat i një shtetit më të ri në botë, që i bie Kosova. Është mjaft pozitive qasja e tij për të bërë ndryshime të mira në politikën e jashtme, aq sa ka kompetenca Ministria që ai e ka marr për ta drejtuar. Prandaj është shpresëdhënës hapi i parë që e mori me qëllim të disa ndryshimeve më të mira. Ende pa u ulur mirë në karrige, dhe ende pa u njoftuar mirë e mirë me ambientin e zyrës së tij dhe punës për të parë se ku ka mbetur puna dhe si duhet vazhduar aty ku ka mbetur, ai ka filluar gjahun për shkarkimin nga pozitat e konsujve 14 veta. Dua të besoj që ai i ka pasur informatat e mjaftueshme, të duhura për të ndërmarr këtë veprim dhe uroj të mos ketë gabuar”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

“Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka shkarkuar nga pozitat e konsujve 14 veta për disa nga ta është raportuar se janë emëruar kundërligjshëm dhe se kanë pasur lidhje të ngushta me partitë. Sigurisht që analiza është bërë me kujdes sepse në këtë listë bëjnë pjesë edhe këshilltarja e Ramush Haradinajt dhe plot zyrtarë të AKR-së, të emëruar nga shefi i tyre, Behgjet Pacolli dhe shumë të tjerë nga strukturat e PDK-së dhe të PAN-it, servile të Hashim Thaçit, prandaj kjo fshesë e parë në politikën e jashtme është goditja e parë e rrufeshme ndaj ish qeverisë se PAN-it, edhe pse PAN-i e kreu misionin e vetë ashtu sikur që po e kryen edhe Hashim Thaçi mandatin e tij, me të gjitha ato skandale që e kanë përcjellë dhe po e përcjellin akoma”, shton Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Pas raundit të parë të shkarkimeve që ndodhën në MPJ, sipas Guraziut në radhë është raundi i dytë, e në të cilin të parët duhet të goditen oligarkët Devolli, më konkretisht duhet të jetë marrja e titullit të konsullit të nderit në Republikën e malit të Zi, që i është dhënë Shkëlqim Devollit nga Behgjet Pacolli.

“Le të besojmë dhe të presim që kjo lloj fshese është vetëm edhe një paralajmërim serioz i nisjes së një Vettingu në Ministrinë e Jashtme, sepse vetëm kështu vihet në binar normal politika e jashtme, e që në këtë rast nuk do të ishte punë e kryer dhe e përkryer si duhet nëse nuk goditen Devollët, Shkëlqim Devolli. Unë konsideroj se duhet që sa më parë të veprohet njëjtë sikurse me grupin e atyre 14 konsujve të parë, edhe me Shkëlqim Devollin. Edhe këtij duhet ti merret titulli Konsull Nderi në Mal të Zi, titull ky i dhënë nga ish Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli. Vetëm duke ndërmarr veprime të tilla të mirë analizuara dhe të hetuara mundë të këndellet Ministria e Punëve të Jashtme, kur dihet se udhëheqja në mandatin që po mbetet pas ishte skandaloze nga Behgjet Pacolli”, përfundon analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)