Shikoni çfarë bën era e fortë në Mitrovicë

  • 26 February 2020 - 16:57
Shikoni çfarë bën era e fortë në Mitrovicë

Era e fortë që po fryen tani, si duket ka sjellur edhe disa dëme.

Një qytetar ka dërguar foto ku shihet se mbulesa e metalit, e cila mbulon kontejnerat e vendosur në qendër të Mitrovicës, është hequr nga vendi.

Në foto shihen punëtorët e lokalit afër duke u munduar ta rregullojnë dhe ta rikthejnë në vendin e mëparshëm.

Ndryshe, kjo mbulesë metalike, edhe kohë më parë është hequr nga vendi si pasojë e erërave të forta.


(Kosova Sot Online)