Haki Abazi pas konferencës së Kurtit: Partnerieti me NATO’n s’diskutohet

  • 26 February 2020 - 17:30
Haki Abazi pas konferencës së Kurtit: Partnerieti me NATO’n s’diskutohet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka thënë se partneriteti i Kosovës me NATO’n, BE-në dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të vihet në pikëpyetje.

Abazi ka shkruar në Facebook se janë të vendosru që të respektojnë çdo detyrim e marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit dhe përkushtimit të partneritetit.

“Por, çka po vihet në pikëpyetje seriozisht është lojaliteti i presidentit të vendit ndaj interesave kombëtare e shtetërore dhe ndaj kushtetutës mbi të cilën bazohet edhe vetë autoriteti i pozitës së tij. Problemi pra nuk është i politikës së jashtme, por i politikës së brendshme bazuar në mendësinë e vjetër( para 6 tetorit 2019)-Refuzimi për koordinim dhe respektim të vullnetit qytetar”, ka thënë ai, teksa ka shkruar se duhet të merren masa nëse presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka shkelur ligjin.

“Kur një qytetar i Kosovës shkel ligjin, ndaj tij merren masa. Çka ndodh kur presidenti shkel themelin e ligjeve, pra kushtetutën, dhe jo vetëm njëherë? Shteti, interesi qytetar dhe funksionaliteti bazuar në kushtetutë nuk mund të mbahet peng nga një njeri”, tha ai.

(Kosova Sot Online)