Vdekja e Nexhmijes, flet djali i Enver Hoxhës: Ia kushtoi jetën lirisë dhe ndërtimit të Shqipërisë së re

  • 26 February 2020 - 17:55
Vdekja e Nexhmijes, flet djali i Enver Hoxhës: Ia kushtoi jetën lirisë dhe ndërtimit të Shqipërisë së re

Ilir Hoxha ka përcjellë një mesazh këtë të mërkurë, pas vdekjes së nënës së tij, Nexhmije Hoxhës.

Ilir Hoxha shprehet se nëna e tij, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, ia kushtoi jetën lirisë së atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re.

MESAZHI


Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes. Me hidhërim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.
Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj.

Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.
Me respekt Ilir Hoxha
Tiranë 26 shkurt 2020.

(Kosova Sot Online)