“Ja dosjet që...”, ish agjenti me akuza të rënda për Thaçin, ndez alarmin për Kosovën

  • 27 February 2020 - 07:53
“Ja dosjet që...”, ish agjenti me akuza të rënda për Thaçin, ndez alarmin për Kosovën

“Në Kosovë sikur të kishte pasur rend kushtetues dhe zbatim të ligjit si duhet ju kaherë do të ju kishte ndaluar krejt veprimtaria politike Thaçave edhe e Batonave në vend, dhe sot nuk do të kishim fare ide të tilla të tradhtarëve të çështjeve kombëtare, që për ta shpëtuar veten nga Dosjet e UDB të Beogradit dhe dosjeve ndërkombëtare të vrasjeve politike dhe aferave korruptive, janë në gjendje ta risjellin Serbinë prapë në Kosovë. Qeveria e Kosovës duhet urgjent të ja merr të gjitha kompetencat dhe mundësitë e Hashim Thaçit që të ketë akoma takime, dhe ky njeri të flet në emër të Kosovës, pasi po dihen mirë aspiratat e presidentit për ndarjen e Kosovës, faljen e veriut super të pasur shtetit Serb”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish eprori i lartë i UÇK-së, ushtar i në TMK në periudhën e pas luftës, dhe njëherësh ish agjent i SHIK-ut Naim Miftari, e ka vlerësuar të vërtetë dhe të arsyeshme deklaratën shqetësuese dhe denoncuese të zëvendëskryeministri i dytë i Kosovës, Haki Abazi, i cili ka thënë se ka akoma aktorë në Kosovë që po tentojnë të rihapin çështjen e shkëmbimit të territoreve.

“Mendoj se ka tentime që të rihapet si çështje për të sfiduar qeverinë e re, jo nga Shqipëria, por nga aktorë në Kosovë. Unë them se nuk e meriton Kosova që të bisedohet me Shqipërinë apo Shqipëria me Kosovën nëpërmjet individëve si Baton Haxhiu. Duhet t’i ngremë marrëveshjet tona në nivel institucional, dhe të kufizuara brenda interesit kombëtar”, ka thënë zëvendëskryeministri Haki Abazi.

E ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, për mbajtjen gjallë të këtij projekti në prapaskenë, e akuzon Hashim Thaçin me argatët e tij , të udhëhequr nga Baton Haxhiu.

Prandaj siç thotë Miftari, formula e shpëtimit nga ky projekt, është nisma që të shkarkohet sa më parë Hashim Thaçi, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të heshtet kjo ide.

Image
Naim Miftari

“Fatkeqësisht deklarata e zëvendëskryeministrit Haki Abazi është më se e vërtetë dhe reale, pasi ideja e ndarjes së vendit e presidentit Hashim Thaçit dhe disa përkrahësve të tij e të shtetit Serb, si Baton Haxhiu dhe Edi Ramës nuk ka vdekur akoma. Sipas mendimit tim deklarata e Zv. Kryeministrit Abazi, por edhe e profesor Enver Bytyqit janë alarm për Kosovën pasi një fjalë popullore thotë ujë flenë por jo edhe armiqtë tanë. Unë personalisht i kuptoj shpurdhitjet e presidentit se janë rezultat e shantazheve serbe që po i bahen presidentit Hashim Thaçit, shantazhe ka edhe nga shefi dhe spiuni i DGSE-së, shërbimit sekret francez, që Thaçi ishte dhe është edhe sot bashkëpunëtor i tyre, pasi deri sot kurrë nuk ka dalë ta demanton ish krye shefin e DGSE që ka deklaruar se Hashim Thaçi ka qenë bashkëpunëtor i këtij shërbimi sekret, dhe ka marr para dhe armë RPG nga ky shërbim sekret”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ky angazhim i këtij grupi kundër interesit të shtetit, sipas Miftarit po tolerohet pasi që është i kapur tërësisht sistemi i sundimit të ligjit nga rrjeti i njerëzve të tillë.

“Prandaj pa një shkëputje nga ky ndikim është e pa mundur që të ndalen dhe nxirren para drejtësisë të gjithë ata që po planifikojnë të bëjnë pazare me territorin e shtetit, për interesat personale. Në Kosovë sikur të kishte pasur rend kushtetues dhe zbatim të ligjit si duhet ju kaherë do të ju kishte ndaluar krejt veprimtaria politike Thaçave edhe e Batonave në vend, dhe sot nuk do të kishim fare ide të tilla të tradhtarëve të çështjeve kombëtare, që për ta shpëtuar veten nga Dosjet e UDB të Beogradit dhe dosjeve ndërkombëtare të vrasjeve politike dhe aferave korruptive, janë në gjendje ta risjellin Serbinë prapë në Kosovë. Qeveria e Kosovës duhet urgjent të ja merr të gjitha kompetencat dhe mundësitë e Hashim Thaçit që të ketë akoma takime, dhe ky njeri të flet në emër të Kosovës, pasi po dihen mirë aspiratat e presidentit për ndarjen e Kosovës, faljen e veriut super të pasur shtetit serb”, shton Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish agjenti i SHIK-ut thotë se shkeljet kushtetuese të Hashim Thaçit deri më tani janë të shumta, por akoma askush nuk po merret me to, andaj po angazhohet kundër shtetit të Kosovës në gati të gjitha agjendat ndërkombëtare.

“Ky president ka bërë shkelje kushtetuese jo një herë por sa herë ju ka tekur por dihet se edhe Gjykata Kushtetuese, edhe policia, AKI- ja, prokuroria, të gjitha janë të kapura dhe kontrollohen nga mafia Pronto me kumbar Hashim Thaçin. Edhe dallavere, shkuarja në Munih e presidentit dhe nënshkrimi i një marrëveshje enigmatike me Serbin ishte thikë prapa shpinës kundër Kosovës dhe kundër Qeverisë Kurti. Edhe idetë e pionierit të Jon Bolltonit, të ambasadorit Grrenell janë të nxituara nga Hashim Thaçi i cili nuk po lë guri pa lëvizur në sferat ndërkombëtare për ta realizuar ndarjen e Kosovës me Serbinë”, potencon Miftari.

Madje sipas tij, tani Thaçi po shkon aq larg sa që po arrin t’i bindë në idenë e tij edhe disa vende mike, që deri tani e kanë mbrojtur dhe mbështetur pavarësinë e Kosovës pa asnjë hezitim.

“Ky njeri edhe miqtë tanë ka nisur ti kthej kundër nesh dhe një gjë të tillë do ta bëj gjithmonë sa të ketë mundësi ta bëj, pasi rrugë tjetër nuk ka Hashim Thaçi pos shpëtimin ta kërkoj duke e kënaqur apetitin serb dhe duke tentuar ta shpëton vetveten nga burgu dhe nga gjykatat e mundshme që munden ta ndjekin penalisht Hashim Thaçin në të ardhshmen. Prandaj, edhe idetë e Kurtit për ta afruar qëndrimin dhe bashkëpunimin me Presidentin dhe qeverinë e vendit do të dështojnë pasi presidenti nuk është i sinqertë dhe i pastër, është i kapur keq nga lobet anti shqiptare”, përfundon Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)