Labi dhuron 5 mijë copë maska për tu mbrojtur nga koronavirusi

  • 27 February 2020 - 08:11
Labi dhuron 5 mijë copë maska për tu mbrojtur nga koronavirusi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka njoftuar se ka arritu t’i sigurojë 5 mijë copa maska për tu mbrojtur nga Koronavirusi.

Tahiri përmes një statusi në ‘Facebook’, ka treguar se këto maska do të iu dhurohen falas qytetarëve.

Postimi i plotë:

I kam siguruar 5000 cop maska pêr ju të dashur qytetarë!

Të dashur njerëz, për momentin kujdesuni për shpirtin tuaj se askujt nuk ia ndin për juve dhe as që behet merak dikush nga institucionet se po të ua ndin, dalin i ndalojnë rritjen e çmimeve të MASKAVE!

Sot, menxi kam siguruar 5000 cop maska nga 67 cent, gjë që e falenderoj një mik timin që mi ka gjetur dhe do mi sjell sot!

Mbrem, nga 10 cent, janë rritur çmimet në 30 cent e me vonë 1 euro në disa barantore në vend se të ju dhurohen falas qytetarëve…!

Ishall askujt nuk i bje ajo semundje, por ne do ti dergojmë fillimisht nëpêr shkolla përmes institucioneve.

Gjithmonë i përgjegjshëm ndaj vendit dhe qytetarëve( shërbëtorë)

(Kosova Sot Online)