Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

  • 27 February 2020 - 08:20
Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

Kryeministri Albin Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, Michele Risi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:40, vetëm pamje).

Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do të mbajë fjalim në përmbylljen e projektit të mbështetjes për shërbimet korrektuese dhe sprovuese në Kosovë. (Hotel “Emerald”, ora 09:00).

Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00,vetëm pamje).

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) mbanë konferencë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00).

Punëtorët e sigurimit fizik të Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës protestojnë për shkeljet ligjore nga ana e kompanisë. (Para Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00).

Mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjakovës. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovës, ora 10:00).

Mbahet seanca e Kuvend it Komunal të Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 10:00).

Përurohet çerdhja në Kalabri të Prishtinës. (Lagjja Kalabria, ora 10:30).

OJQ Aktiv prezanton letrën “Vlerësimi i të drejtave dhe lirisë në komunitetet Serbe të Kosovës”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00).

Zëvendësministrja e Arsimit nga Shqipëria, Lorena Haxhiu viziton komunën e Gjilanit. (Komuna e Gjilanit, ora 13:30).

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00).

Ligjëratë inspiruese nga Linda Shala. (Qendra Burimore e Kosovës, ora 17:00).

(Kosova Sot Online)