Lajmi i fundit: Vrasje në Pejë

  • 27 February 2020 - 08:27
Lajmi i fundit: Vrasje në Pejë

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llabjan të Pejës

Rastin për media e ka konfirmuar policia dhe prokuroria e Pejës.

“Një personë shtë gjetur pa shenja jete, dyshohet se ka të bëjë me vrasje. Prokurori, policia dhe  departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme”, ka thënë për media zëdhënësi I Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Edhe policia e ka konfirmuar rastin për media.

“Mund të konfirmoj se është gjetur një trup pa shenja jete. Njësitet policore janë në vend të ngjarjes dhe po marrin të gjitha masat e nevojshme”, ka thënë Driton Rugova, zëdhënës I policisë për rajonin e Pejës.

Viktima është i gjinisë mashkullore.

Media do të ju mbajë të informuar.  

(Kosova Sot Online)