Detaje të vrasjes në Pejë: Viktima u ekzekutua e pastaj u dogj

  • 27 February 2020 - 08:45
Detaje të vrasjes në Pejë: Viktima u ekzekutua e pastaj u dogj

Burime të medias brenda hetuesisë së Pejës kanë konfirmuar se dyshohet se viktima në Pejë është Qerim Kelmendi. Trupi i tij sipas të njejtave burime është ekzekutuar me disa plumba e pastaj është djegur.

Lajmin për vrasjen e këtij personi e ka konfirmuar për media prokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

“Jemi duke i zhvilluar hetimet. Edhe ne e kemi informatën se trupi i pajetë i këtij personi është djegur. Shumë shpejtë do sjellim detaje të tjera”, ka deklaruar Kurmehaj për media.

E ndërkohë hetimet po i vazhdon policia e shtetit. 

Media mëson po ashtu se Kelmendi është vrarë mbrëmë në fshatin e tij rreth mesnatës.

Qerim Kelmendi është vëllau i Ibrahim Kelmendit, ish-anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

(Kosova Sot Online)