Flet gruaja e parë që u shërua në Itali nga koronovirusi: “Piva vetëm një pilulë, dhe atë për dhimbjen e kokës!”

  • 27 February 2020 - 12:03
Flet gruaja e parë që u shërua në Itali nga koronovirusi: “Piva vetëm një pilulë, dhe atë për dhimbjen e kokës!”

“Unë jam thjesht një person që shkova në shtëpi, ashtu si shumë të tjerë së shpejti do ta bëjnë. Duhet të zgjohemi, po dëmtojmë veten tonë “.

Këto janë fjalët e gruas së parë që u shërua nga Koronavirusi në Itali, e cila duket shumë e mërzitur me të gjithë situatën që po ndodh në vendin e saj.

Ajo u shpreh se të moshuarit duhet të jenë më të kujdesshëm, pasi për të tjerët që nuk janë tashmë të sëmurë, është thjesht një grip.

Ke pasur frikë?

Po për çfarë? Është një grip, nuk vdes nëse nuk je i sëmurë. Më duket se të gjithë jemi bërë të çmendur.

Si e kaluat periudhën e shtrimit në spital?

Hoqa vetëm këpucët për të fjetur. Shkoja të flija me xhinse. Unë isha mirë, u mërzita vetëm, por isha e qetë.

Çfarë trajtimi keni marrë?

Asgjë! Unë isha pozitiv, por pa ethe. I vetmi ilaç që piva ishte ai që kërkova vetë. Kisha dhimbje koke me gjithë atë rrëmujë që u bë dhe kërkova nëse mund të më jepnin diçka që kisha në çantë. Kaq! A doni të vërtetën? ”

Si jeni?

Mirë. Të mendosh që në 2-3 vitet e kaluara kam pasur gjithmonë një kollë të bezdisshme. Këtë vit nuk e kam. Unë do futem në karantinë dhe më pas do kthehem në punë, të paktën shpresoj.

Në Itali, 12 persona kanë humbur jetën nga Koronavirusi dhe 456 të tjerë kanë mbetur të infektuar!

Mediat italiane raportojnë se 3 pacientë në Romë kanë mundur të shërohen, ku madje dy prej tyre (një çift kinez) u është ndërprerë trajtimi intensiv.

(Kosova Sot Online)